Bashkia Mat vijon me dëgjesat publike në Derjan e Macukull

0

Takimet e drejtuesve të Bashkisë Mat, Këshillit Bashkiak e institucioneve të tjera në varësi për degjësat me publikun në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022 u zhvendosën në njësinë Administrative Derjan.

Banorët e kësaj njësie Administrative, u shprehën se shumë punë janë bërë gjatë këtij viti kryesisht me shërbime apo në infrastrukturën rrugore, duke shtuar këtu edhe problematikët të cilat kërkojnë tju përfshihen në buxhetin e vitit të ardhshëm. Nga ana e tij kryebashkiaku Agron Malaj tha se vetë bashkia ka planifikuar investime për vitin e ardhshëm siç është rikthimi i pazarit të Derjanit. Po ashtu, do të vijojnë edhe shërbimet e tjera si në infrastrukturën rrugore, ujin e pijshëm etj.

Banorët e Njësisë Administrative Macukull, adresuan problemet e tyre që të përfshihen në buxhetin e vitit 2022. Në fjalën e tyre, ata u shprehën se gjatë këtij viti mirëmbajtja e rrugëve dhe shërbimeve të tjera ka qenë shumë e mirë, por ka vend për përmirësim si në sektorin e vaditjes apo të ujit të pijshëm. Këto e kërkesa të tjera, u adresuan ndaj drejtuesve vendor, të cilët premtuan se do të gjejnë zgjidhje vitin e ardhshëm.