“Geci”-t nuk i mjaftojnë 19.2 milion Euro as për të pastruar kanalet anësore

0

  Gjendja e rrugës nacionale Skuraj – Burrel vijon të rëndohet çdo ditë e më shumë. Në këtë aks të rëndësishëm jo vetëm që nuk është investuar ashtu siç duhet prej afro 20 vitesh, por edhe mirëmbajtja e tij lë për të dëshiruar. Ndonëse janë akorduar 19.2 milion euro për mirëmbajtjen e lotit 2 të kntratës B qendër – verilindje e Shqipërisë, këto para siduket nuk iu mjaftojnë kontraktorëve as për pastrimin e kanaleve kulluese apo lirimin e fushëpamjes. Siç duket qartë nga vëzhgimi në disa segmente, duket që kanalet kulluese janë të bllokuara, ku si rezultat ujërat e shiut përfundojnë në asfalt, duke krijuar dëmtime të trasesë së aksit. Gjendja e amortizuar e këtij segmenti është kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve si dhe banorët që jetojnë përgjatë tij. 75 vjeçari Gjok Gjetani i cili jeton në Baz thotë se të paktën në 2 dekada në këtë aks rrugor nuk është investuar siç duhet.

Situata pritet të rëndohet akoma me shumë me nisjen e reshjeve të shirave dhe të borës në muajt në vijim.