Largohen mbetjet inerte në rrugën nacionale Klos – Burrel

0

Bashkia e Klosit ka bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve inerte që ishin hedhur pa kriter përgjatë rrugës nacionale Klos – Burrel.

Pirgje të mëdha me mbetje të prodhuara nga individ apo subjekte gjatë rikonstruksionit të objeteve të ndryshme ishin hedhur në dy pika, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Balës dhe në lagjen “Hasa” në Bërshi.

Siç duket edhe nga pamjet, me ndërhyrjen e bashkisë Klos nëpërmjet drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve është bërë e mundur largimi i mbetjeve dhe pastrimi i ambjentit.

 Hedhja e inerteve në aksin nacional Klos – Ura e Lusës ishte kthyer në një problematikë e vazhdueshme. Për tju shmangur detyrimit për depozitimin e mbetjeve inerte që prodhonin, individ apo biznese, gjenin mënyrën më të shkurtër, duke i hedhur mbetjet anash rrugës nacionale, gjë e cila shkaktonte jo vetëm ndotje të ambjentit por edhe një imazh të keq për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge.

https://studio.youtube.com/video/N5L4ozjzWp8/edit