Bulqizë, nis rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në Gjoricë

0
16

Bashkia Bulqizë ka nisur punën për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në Gjoricë, brenda të gjitha standardeve bashkëkohore.

Punimet e rikonstruksionit të qendrës shëndetësore në këtë njësi i ndoqi nga afër dhe kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili vlerësoi se në përfundim të punës, do të ofrohen shërbime të denja për banorët e zonës.

Ndërkohë, projekti po realizohet falë kontratës për bashkëfinancimin e disa qendrave shëndetësore midis bashkisë Bulqizë dhe projektit HAP të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Nga ky partneritet do të ndërhyhet edhe në Dushaj, Peladhi, dhe Çerenec i Poshtëm.

Qendra shëndetësore në Gjoricë, ishte lënë në harresë prej vitesh, por me rikonstruksionin e godinës do iu shërbejë qindra banorëve.