
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vleresuar mesuesen Hazbie Dedolli duke e cilesuar ate nje vlere te arsimit. Dedolli e cila ushtron profesionin e saj ne shkollen “Shaban Çollaku” eshte vleresuar per kontributin dhe perkushtimin e saj ne kete profesion
Statusi i ministres Evis Kushi ne facebook
#VleratEArsimit
Sot dua t’ju prezantoj me mësuese Hazbien nga #Klosi, përfaqësuese e denjë e këtij profili, plot përkushtim në profesion dhe drejtueseje të aftë të institucionit arsimor.
Me mbi 30 vite #përvojë, ajo është karakterizuar përherë me rezultate konkrete në punë dhe me cilësitë më të larta njerëzore, duke gëzuar respekt në të gjithë komunitetin e duke frymëzuar gjithnjë brezat e rinj të mësuesve.
Faleminderit mësuese Hazbia për punën dhe vlerat e përditshme që përcjell!