Rasti i 29 vjeçarit Klodian Ceka nga fshati Shëlli i Macukullit i cili vuan nga sëmundja e njohur si Limfomë, ka prekur një numër të jashtëzakonshëm qytetarësh të cilët kanë nisur të kontribuojnë sipas mundësive.
Familjarët e Klodianit, thonë se telefonatat kanë qenë të pafundme nga të gjitha vendet e botës, për t’i ndihmuar me aq sa mundësi kanë në mënyrë që të mblidhet shuma prej 40 mijë eurosh që i duhet për të bërë transfuzionin e plotë të gjakut në një nga spitalet e turqisë.
Solidarizimi i madh me rastin në fjalën shihet edhe në faqen zyrtare të Mat Televizion në rrjetin social Facebook. Në postimin e së shtunës rreth 31 mijë persona e kanë parë, është shpërndarë nga 124 persona.
Në linkun e lajmit të publikuar në portalin mattv.al, të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të kontribuojnë do të gjejnë edhe numrin e llogarisë bankare si dhe linkun e go fund me, për ata që jetojnë jashtë vendit dhe kontributin monetar duan ta japin direkt në çdo orë.
Familja Ceka është mirënjohëse ndaj çdo kujt që ka kontribuar, por shuma e nevojshme për tu mbledhur është ende larg. Apeli i tyre që djali të jetojë shkon për të gjithë shqiptarët që kanë mundësi, të kontribuojnë në vlerë monetare sado e vogël të jetë.