
KURBIN/ Një tjetër viktimë është gjetur sot ne mengjes në aksidentin e ndodhur naten e se merkures ne aksin Milot-Mamurras. Polumbarët kanë gjetur në kanalin me ujë trupin e pajetë të Nikoll (Dritan) Gjonit.
Bilanci i aksidentit ka shkuar në tre viktima teksa automjeti tip ”Toyota” që po udhëtonte në rrugë çau bordurën dhe ra në kanalin me ujë.
Viktimat e tjera ishin Saber Dunga.,45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa,39 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka shkaktuar deri më tani 3 viktima.