Statistikat/ Votat socialiste Qark pas Qarku, i pari renditet Bledi Çuçi, Mara merr 32.5% …

0

Pjesa më e madhe e qarqeve të vendit kanë nisur të raportojnë rezultatet e para të votave preferenciale të kandidatëve, ndërsa procesi vijon në Durrës dhe Tiranë si qarqet me numrin më të madh të votave dhe kutive.

Newsbomb.al ka nxjerr përqindjen e votave që kanë marrë kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste, pjesa më të madhe e të cilëve nuk kalojnë as 40%. Pra, edhe pse kanë marrë një numër të lartë votash, krahasuar me votat që ka marrë partia në atë qark, në përqindje janë shumë pak.

Bledi Çuçi është i vetmi kandidat që ka arritur të marrë 48% të votave brenda PS, në qarkun e Gjirokastrës ku ai kandidon.

Rezultatet e më të votuarave të PS, në përqindje, për çdo qark:

1- Qarku Shkodër
Vota totale për PS: 30.296
Më i votuari: Paulin Sterkaj me 7.335 vota – e përkthyer në përqindje: 24.2%

2- Qarku Kukës
Vota totale për PS: 13.856
Më i votuari: Gerta Duraku me 5.368 vota – e përkthyer në përqindje: 38.7%

3- Qarku Lezhë
Vota totale për PS: 27.269
Më i votuari: Eduard Ndreca me 7.069 vota – e përkthyer në përqindje: 25.9%

4- Qarku Dibër
Vota totale për PS: 28.742
Më i votuari: Aurora Mara me 9.367 vota – e përkthyer në përqindje: 32.5%

5- Qarku Durrës
Vota totale për PS: — (Procesi nuk ka përfunduar)

6- Qarku Tiranë
Vota totale për PS: — (Procesi nuk ka përfunduar)

7- Qarku Elbasan
Vota totale për PS: 86.224           
Më i votuari: Taulant Balla me 21.591 vota – e përkthyer në përqindje: 25.04%

8- Qarku Fier
Vota totale për PS: 91.572           
Më i votuari: Erion Braçe me 14.058 vota – e përkthyer në përqindje: 15.3%

9- Qarku Berat
Vota totale për PS: 42.355           
Më i votuari: Blendi Klosi me 12.096 vota – e përkthyer në përqindje: 28.5%

10- Qarku Korçë
Vota totale për PS: 60.543
Më i votuari: Niko Peleshi me 11.466 vota – e përkthyer në përqindje: 18.93%

11- Qarku Vlorë
Vota totale për PS: 59.023
Më i votuari: Edi Rama me 11.412 vota – e përkthyer në përqindje: 19.33%

12- Qarku Gjirokastër
Vota totale për PS: 24.604
Më i votuari: Bledi Çuçi me 11.932 vota – e përkthyer në përqindje: 48.4%