
Nga Elton Debreshi
PERPJEKJA E PERBASHKET NUK DO TE NDALET
Te dashur minatore, qytetare te Dibres, aktiviste e mbeshtetes!
Kjo nuk ishte thjesht fushate elektorale, por nje përpjekje e madhe e perbashket per ta kthyer vëmendjen e gjithe Shqiperise nga kauza e minatoreve dhe problemet e thella te qarkut tone. Kemi shkuar fshat me fshat dhe lagje me lagje, duke takuar mijera bashkevuajtes. Me zerin tone prekem zemra dhe fituam respektin e nje numri jashtëzakonisht te madh njerëzish, duke ngritur urat e nje përpjekjeje te perbashket te vazhdueshme.
Ne Diber jane blere shume vota nga te treja partite, secila sipas thesit te mbushur nder vite nga korrupsioni dhe bashkepunimi me oligarket. Po ashtu, nisur nga pragu i pandershem elektoral kombetar, partite ia dolen ta shkurajojne votimin tone ne emer te “votes se padobishme”. Kjo shpjegon pse numri i votave qe morem rezultoi shume me poshte solidaritetit dhe mbeshtetjes qe gjetem anekend Dibres.
Prapeseprape qe prej fushates per mbledhjen e firmave te Statusit te Minatorit kemi arritur te hedhim themelet e nje organizimi dhe solidariteti te forte mes minatoreve, aktivisteve dhe te rinjve te Bulqizes. Kjo perpjekje e perbashket as duhet te ndalet, as mund te ndalet dhe as do te ndalet. Ne do ta thellojme luften tone politike per Statusin e minatoreve dhe te drejtat e punetoreve anembane vendit, me besimin e palekundur tek e drejta dhe solidariteti shoqeror.
Ne fund, duhet t’u shpreh falenderimin dhe mirenjohjen time te thelle minatoreve, djemve te rinj te Bulqizes dhe aktivisteve te Organizata Politike per gjithçka dhane gjate kesaj fushate.
Perpjekje e perbashket!