
Bashkia e Matit nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake vijon punën për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta në qytetin e Burrelit. Paralelisht me këtë vijon mbjellja e pemëve dekorative në rrugën hyrëse të Burrelit nga ish agjensia e deri tek ura në afërsi të ish pularisë. Pemët e mbjella nga specialistët dhe punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake deri tani janë 600 rrënjë Selvi. Ndërkohë Drejtoresha e kësaj ndërmarrjeje, Migena Lezaj tha se puna do të vijojë jo vetëm në rrugët hyrëse të qytetit, por edhe në lagjet e brendshme ku do të mbillen edhe mollë për t’i rikthyer Burrelit, mollët me të cilat dikur njihej si qyteti i mollëve.
Rrugët hyrëse të qytetit të Burrelit do të kenë në të dy anët pemë dekorative që pritet të t;i japin një imazh ndryshe hyrjes në këtë qytet.