Kreu i bashkisë Dibër, Imeraj: Janë pastruar nga dëbora 80% e rrugëve rurale

0
8

Ekipet e bashkisë Dibër kanë bërë të mundur sot të hapin 80% të rrugëve rurale të bllokuara nga reshjet e borës, si dhe qendrat e njësive dhe rrugën nacionale.

Lajmin e bëri të ditur kryetari bashkisë Dibër, Dionis Imeraj i cili tha se ekipet e bashkisë janë në krye të detyrës, maksimalisht të angazhuar, për t’i shërbyer çdo dibrani anë e kënd territorit.

“Për t’u përshëndetur puna intensive dhe voluminoze që është bërë dhe po bëhet nga “armata” e bashkisë në terren, ku rrugët nacionale, qendrat e njësive, dhe rreth 80% e rrugëve të brendshme rurale janë efiçiente”, tha ai.

Po ashtu, Imeraj tha se i shtohen segmenteve rurale të hapura edhe rrugët në fshatrat: Bellovë, Rabdisht, Cerjan, Zagrad, Shimçan të Njësia Adminsitrative Tomin, Kallë, Vleshë, Shumbat, Venisht të Njësia Adminsitrative Sllovë, Kërçishti Sipërm në Njësia Administrative Maqellarë, Arapi i Poshtëm, Arapi Epër, Lishani Epër, lagjia “Murate” në Njësinë Administrative Luzni, Mustafe, Lazrej, Guri Zi në Njësia Adminsitrative Arras.