Agron Malaj i përgjigjet Mziut: Flet nga oxhaku i shtëpisë dhe shpif në lidhje me fshatrat e qarkut Dibër

0
36

Kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj, i është përgjigjur Xhelal Mziut pas akuzave të këtij të fundit për bllokimin e rrugës në fshatin Arrëz të Dibrës.

Malaj hedh akuza në drejtim të Mziut duke e cilësuar si shpifes, ndërsa shton se fshatrat që ai përmend kanë mbështetjen e bashkisë jo me fjalë por me punë konkrete në terren.

“Xhelal ziu flet nga oxhaku dhe shpif në lidhje me fshatrat e qarkut Dibër. Xhelal hajduti mirë do ishte të interesoheshe përpara se të flisje.

Në #Mat është punuar mbrëmë deri natën vonë dhe sot që në orët e para të ditës mjetet e bashkisë kanë qenë në krye të detyrës.

Fshatrat që ti përmend kanë mbështetjen e bashkisë jo me fjalë por me punë konkrete në terren.

Në fakt stë vë faj se c’lloj sorollumi që ti je vetëm të vjedhësh dhe të shpifësh se për këto je gatuar!”, shkruan Malaj