Banorët e lagjes “Qosja” në fshatin Mishtër në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, ankohen për gjendjen e rënduar të rrugës së tyre. 15 familje që jetojnë aty përballen çdo ditë me vështirësi gjatë lëvizjes me automjete. Banorët thonë se rrugën dikur e kanë hapur me forcat e tyre, ndërsa kërkojnë që vetëm tju shtrohet me zhavor, pasi në këto ditë dimri e kanë pothuajse të pamundur të lëvizin me makina. Për shkak të baltës së madhe, kalimi në rrugë është bërë problem jo vetëm gjatë lëvizjes me automjete, por edhe me këmbë. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet në rrugën e tyre, të paktën të shtrohet me zhavor, pasi vetë ata e kanë të pamunudur ekonomikisht të ndërhyjnë.
Situata vështirësohet akoma edhe më shumë gjatë ditëve me shi, pasi uji vërshon në rrugë e balta bëhet pengesë për qarkullimin e automjeteve.