Rikthehet kampionati/ Nikaj optimist: Vlerësim maksimal çdo ndeshjeje, presim rezultat pozitiv ndaj Veleçikut

0
6

Të shtunën ekipet e kategorisë së parë në futbollit do të rinisin garën e këtij kampionati. Matjanët do të luajnë ndaj koplikasve të Veleçikut në javën e 9 këtij sezoni. Për të qenë skuadra sa më në formë ditën e nesërme, ajo ka udhëtuar që të premten drejt Shkodrës. Ndërkohë që pas një periudhe disa javore stërvitjtje dhe ndeshjesh miqësore, djemtë e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj, pritet të përballen në garën e vërtetë e cila vijon të jetë e fortë mes disa ekipeve që pretendojnë vendin e parë. Tekniku Samuel Nikaj tha se djemtë janë të motivuar maksimalisht për një rezultat pozitiv.
“Mendoj që kemi patur kohën e mjaftueshme për tu stërvitur. Ne zhvilluam një merkato për aq sa kishim nevojë e tani është koha e këtyre djemëve që të tregojnë veten e tyre në fushën e gjelbërt. Unë e kam thënë që nga fillimi se asnjë kundërshtar në këtë grup nuk është i lehtë ndaj secili ka marrë rëndësinë maksimale. Unë shpresoj që ta nisim me rezultat pozitiv për të vijuar më tej me objektivin tonë. Është e qartë tashmë se qëllimi mbetet kreu i grupit A, ndaj dhe na duhen sa më shumë pikë. Veleçiku ka treguar se është një skuadër e vështirë në fushën e tij ndaj dhe ne e kemi marrë shumë seriozisht dhe me përgjegjësi të plotë përballejen e sotme. Shpresoj që tja nisim mbarë dhe të vazhdojnë me rezultat pas rezultati” – tha Nikaj.
Ndeshja mes Burreli dhe Veleçikut pritet të jetë e vështirë për shkak se skuadra koplikase ndodhet në vendin e parafundit në grupin A. Po ashtu shihet si një derbi pasi në kampin matjan drejton një trajner nga Shkodra dhe janë disa futbollist po nga ky qytet.