
Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit kanë vijuar edhe këtë të shtunë shkarkimet e ujit. Të dy këto HEC-e po punojnë me kapacitet të plotë.
Aktualisht në hidrocentralin e Ulzës shkarkimet janë 300 m3/sec, ndërsa prurjet 250 m3/sec. Në këtë HEC 4 turbinat punojnë me kapacitet të plotë, 16 m3/sec secila turbinë.
Ndërkohë në HEC-in e Shkopetit derdhen 255 m3 ujë /sec, ndërsa prurjet 320 m3/sec. 2 turbina të këtij HEC-i punojnë me kapacitet të plotë secila me nga 32 m3/sec.
Ndonëse ka rënë intensiteti i reshjeve, HEC-et Ulëz e Shkopet do të vijojnë shkarkimet për shkak të prurjeve të mëdha që vijnë nga lumi i Matit.