FOTO/ Reshjet e para të dëborës zbardhin në Bulqizën

0

Mëngjesin e sotëm Bulqiza është zgjuar nën bardhësinë e reshjeve të para të dëborës për këtë vit.

Reshjet, të cilat kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë shoqëruar edhe me erë të ftohtë dhe ngricë.Video Player

Dëbora ka shkaktuar vështirësi në qarkullim, duke bërë që ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve të viheshin në lëvizje me borëpastruese dhe aktualisht qarkullimi vijon pa problem, por me kujdes të shtuar.

Policia rrugore u bën thirrje drejtueseve të automjeteve, të cilët lëvizin në rrugët rurale, që lidh njësitë administrative me rrugën nacionale, të përdorin zinxhirë. Ndërkohë aksi nacional Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë. Burimi Bulqiza.info