
Pandemia e krijuar nga Covid-19 ka ndaluar zhvillimin e aktiviteteve pasi krijojnë grumbullime dhe përbëjnë rrezik për përhapjen e infeksionit. Por kjo nuk ka penguar autoritetet vendore në Mat që të vijojnë traditën e dhuratave për nxënësit ekselent të arsimit 9-vjeçarë. Ndryshe nga vitet e kaluara, nxënësve ju shkuan dhuratat në shkolla nga përfaqësues të Bashkisë së Matit. 1 nxënës ekselent për çdo klasë nga klasa e parë deri në të nëntën, morën pakon e dhuruar nga Bashkia e Matit. Përgjegjësja e Sektorit të Arsimit, Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë Mat, Armanda Ruçi tha se pavarësisht kushteve të pandemisë, nxënësit meritojnë të vlerësohen.
Bashkia e Matit dhuroi 205 pako për nxënësit më të mirë nga Klasa e parë deri në klasën e 9-të në të gjitha shkollat e Bashkisë Mat.