Morën barazim pa goditur kurrë portën e Burrelit, Barushi i Dinamos: Arbitri na mohoi penallti

0
5

Ermal Barushi e quan të vlefshme pikën. Administratori i Dinamos në fund të ndeshjes u shpreh: “Ishte një ndeshje shumë e fortë, ndër më të fortat e Kategorisë së Parë.

Mendoj se duhej dhënë një penallti për ne. Ka një gabim teknik të arbitrit. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ia heq meritat Burrelit. Skuadra jonë u përpoq të bënte më të mirën e mundshme, por terreni nuk ishte shumë i mirë. Gjithsesi, morëm një pikë dhe kjo është e vlefshme për ne”.