Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 në të gjithë botën ka dhënë efektet e saj në çdo sektor. ndonëse fundviti sillte më shumë lëvizje në doganat tona, ky vit është krejt ndryshe. Në doganën e Bllatës e cila është një ndër pikat kryesore hyrëse nga fqinjët e Maqedonisë së Veriut në këtë mesdhjetori, hyrjet nëpërmjet saj janë të papërfillshme.
Drejtues të Doganës thanë se situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që numri i shtetasve që hyjnë nga kjo doganë të jetë shumë i vogël. Në vitit e kaluara nga këtu kalonin emigrantë të greqis por edhe vendeve të tjera, kur emigrantët zgjedhnin të udhëtonin me linjat ajrore të Shkupit.
Tashmë lëvizjet e vetme në këtë doganë për momentin janë të banorëve të Dibrës së vendit tonë e atyre të Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut.
Për drejtuesit e kësaj dogane edhe në ditët në vijim nuk pritet ndonjë fluks i madh. deri me 31 Dhjetor emigrantët që pritet të kalojnë nga kjo pikë kufitare pritet të jenë me një numër shumë të vogël e kjo për shkak të pandemisë që ka mbërthyer të gjitha vendet e botës.