Bardhi dënon veprimin e Prokurorisë së Dibrës: Nuk u bë drejtësi

0
4

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, dënoi rëndë vendimin që mori sot Prokuroria e Dibrës për dosjen ‘184’.
Pushimi i çështjes për një sërë zyrtarë sipas Bardhit tregoi se në vend nuk ka drejtësi.
Për mediat, nga selia e PD Bardhi tha se populli shqiptar i ka dëgjuar përgjimet që Bild nxorri dhe se është në dijeni për krimin e kryer nga kryeministri Rama. Sekretari i PD përmendi emrat e Gjiknurit, Tahirit, Ndreut, Manjës, që janë të përfshirë në këtë dosje.
Bardhi theksoi se pikërisht këto emra, bashkë me Ymer Lalën apo Dionis Imerajn duke i cilësuar si  banda e manipulimit të zgjedhjeve në Dibër, duhet që të përballeshin me drejtësinë shqiptare.
“Shkelja e ligjit nga maja e pushtetit nuk mund të mbulohet me peshqit e vegjël dhe të ngordhur të pushtetit që rri në këmbë nga votat e vjedhura. Loja e SPAK me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë”, tha Bardhi, ndërsa vendosur tha se hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve do të përballen me ligjin.