Ministrja e Arsimit jep lajmin, ja kur do rifillojë shkolla pas pushimeve….

0
5

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar pak më parë se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë në datën 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojë online procesin mësimor.