
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të reja filmike nga puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.
Përmes një videoje të publikuar në ‘Facebook’, kryeministri Rama shkruan se deri verën e ardhshme kjo rrugë do të jetë një projekt i mirërealizuar.
Postimi i kryeministrit Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë xhiro nëpër shtratin e hapur të Rrugës së Arbërit, që në verën e ardhshme do të jetë një ëndërr shumëvjeçare e realizuar për dibranët, e do të zbulojë për tiranasit hapësirat magjike të jastëkut të gjelbër të kryeqytetit që shtrihet deri pranë Dibrës, ju uroj një javë të mbarë.