
Ndonëse prej disa vitesh tregu i gjësë së gjallë në qytetin e Klosit e ka humbur atë traditën e tij për shkak të mungesës së një thertoreje, banorët e fshatrave që dalin çdo të dielë për të shitur gabëtinë e tyre, ngrejnë disa shqetësime. Sipas tyre, tashmë në këtë treg mungon fuqia blerëse e kjo lidhet direkt me mungesën e thertores. Po ashtu, ata shprehen se çdo të dielë që shkojnë aty për të tregtuar kafshët e imta apo gjedhët, paguajnë tarifë, ndonëse nuk kanë kushtet minimale për të qenë një treg i mirëfilltë.
Tregu i Klosit diku ishte me famë e drejt tij niseshin çdo të dielë qytetar nga Burreli, Bulqiza e më gjerë për të blerë produkte mishi, por tashmë dalëngadalë ky treg po e humb emrin e tij.