
Instituti i studimeve politike ka realizuar një studim mbi efektivitetin e deputetëve të Partisë Demokratike.
Sipas këtij studimi ish deputetja Dhurata Çupi është më e vlersuar në bazë të performancës në periudhën 2017-2019.
Kujtojmë që Çupi dha dorëheqjen si deputete e qarkut Dibër pas vendimit të PD dhe LSI për të djegur mandatin në shkurt të 2019.
Postimi i ISP
PD ka pasur kohët e fundit procese të brendshme kandidimi dhe testimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një mekanizëm i huazuar pjesërisht nga modele britanike u aplikua për të bërë selektimin e kandidatëve. Vëmendje kryesore mori debati rreth rikandidimit të deputetëve, të cilët ishin pjesë e listës elektorale fituese të PD më 2017. Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bërë monitorimin e rregullt të aktivitetit parlamentar të deputetëve, përfshirë edhe atyre të opozitës, derisa në shkurt 2019 ata vendosën kolektivisht të dorëzojnë mandatet. Për periudhën shtator 2017-shkurt 2019, gjatë të cilës deputetët e PD kanë pasur aktivitet parlamentar, ISP ka publikuar raporte periodike.
Sipas të dhënave përmbledhëse vetëm 13 deputetë kanë pasur rezultat mbi 100 pikë në klasifikimin e 3 sesioneve parlamentare, (plus janar-shkurt 2019). Nga lista rezulton se në listën e deputetëve më efektivë jo të gjithë emrat janë konfirmuar për të qenë kandidatë nga komisioni i selektimit paraprak në PD. Për transparencë, stafi i ISP bëri llogaritjet e pikëve dhe rezultati është si më poshtë. Nga lista totale e deputetëve të zgjedhur më 2017 janë përjashtuar në këtë tabelë kryetari Basha, si dhe dy deputetët që nuk dorëzuan mandatet (Hajdari dhe Murrizi), të cilët gjithsesi deri në atë periudhë nuk kishin nivel të lartë efikasiteti dhe angazhimi parlamentar.
Në një listë tjetër që ka vlerë dokumentare është lista e deputetëve më efektivë sipas qarqeve ku ata janë zgjedhur më 2017. Në dy qarqe, Berat e Gjirokastër nuk mund të bëhet vlerësim, pasi PD ka pasur vetëm 1 mandat parlamentar, pra pa mundësi krahasimi. Në disa qarqe si Kukësi apo Dibra gjithashtu ka pasur vetëm dy kandidatë, pra vlerësimi është për njërin nga dy emrat. Në renditjen përfundimtare rezulton lista e mëposhtme e deputetëve më efektivë sipas qarqeve në parlament 2017-2019 nga grupi parlamentar i PD.