
Tashmë u bë një dekadë qëkur prurjet e mëdha të lumit Mat si pasojë e hapjes së digës së Hidrocentralit, rrëmbyen urën e fshatit Shkopet ecila ishte e vetmja mënyrë që ato të kalonin në rrugën nacionale. 10 vite më parë banorët u izoluan totalisht në fshatin e tyre, e ndonëse kanë kaluar kaq vite ata vazhdojnë të përballen me të njëjtën problematikë. Megjithëse shumë banorë u detyruan ta braktisin jetesën në fshat, ka ende familje aty që për të dalë në rrugën nacionale, përdorin fuçia. Drane Malçi tregon se apeli i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. E moshuara shprehet se askush nuk pyeti për ta, as ish komuna Milot e as tani bashkia Kurbin.
Nënë Draneja shprehet se periudha më e vështirë është ajo e dimrit, pasi rriten prurjet në lum e rreziku është shumë i madh gjatë kalimit mbi të.
Reshjet e shirave të fundit të vitit 2010 shkaktuan përmbytje e dëme të mëdha sidomos në ura, një prej të cilave ishte edhe kjo në fshatin Shkopet.