
Bojktotit të futbollit në Shqipëri po i vjen fundit.
Burime kanë bërë me dije se të diel në 1 nëntor, Kategorisa e Dytë, do të startojë sezonin e ri futbollistik.
Duket se negociatat mes FSHF-së, Qeverisë dhe Ligës Profesioniste kanë dhënë rezultat, me sportdhashësit që do shohin skuadrat e tyre të zbresin në fushë.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.
Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.
Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.