
Aksi nacional Klos – Qaf Bualli pjesë e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi, është kthyer në gangrenë për drejtuesit e mjeteve. Kjo rrugë prej vitesh nuk ka parë rehabilitim, ndërsa në të janë bërë vetëm ndërhyrje të vogëla. Me shqetësuese gjendja e rrugës paraqitet në fshatin Kloskatund ku dhe ka prani të gropave të mëdha. Edhe në këtë rrugë ka çedim të karrexhatës në disa vende duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe udhëtarëve. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se në këtë rrugë nuk shohin asnjë ndërhyrje megjithëse janë taksapagues të rregullt. Ata thonë se jo që nuk mund ta quash rrugë nacionale, por as rrugë nuk meriton të konsiderohet ky aks në gjendjen që është katandisur.
Megjithëse shteti lëvron për mirëmbajtje të kësaj rruge qindra miliona lekë çdo vit, sipas banorëve të zonës, firma mirëmbajtëse mjaftohet vetëm me prerjen e ferrave dhe pastrimin e kanaleve anësore.