22 vite Mat Televizion. “Dritarja” e lirë e gjithë matjanëve

0

Në një kohë kur Mati dhe e gjithë Shqipëria po mundohej të linte pas një nga periudhat më të errëta në ekranet e televizorëve matjanë do të shfaqej një dritare e re.

Mat Televizion ose Tele Mati siç preferonin ta quanin qytetaret do bëhej televizioni i parë matjan i cili menjëherë u rreshtua në krah të qytetarit në zgjidhjen e problematikave të tyre.

Me vizioni e dy themeluesve Luftim dhe Afrim Vani por edhe me përfshirien e një stafi të ri dhe me ambicie mat Tv u kthye në televizionin me të ndjekur në qarkun Dibër.

Themeluesit e Mat TV Luftim e Afrim Vani

Siç do shprehej edhe administratori Luftim Vani, Mat Tv nuk i përket një personi apo grupi të caktuar e as një formacioni politik por vetëm popullit.

E duket se pas ketyre viteve stafi vijon të sjellë cilësi në prodhimin e lajmeve dhe programacionit.

Në vitin 2005 gjithashtu do krijohej rrjeti i parë kabllor në qytet e disa vite më vonë ky rrjet do përhapej nëpërmejet sistemeve digjitale edhe në fshatrat e Matit

Mat Tv gjithashtu nuk mbetet pas stacioneve më të mira në vend për sa i përket teknologjisë.

U përdor ciësi High Definition në të njëjtën koh kur u aplikua edhe në televizionet e tjera kombëtare.

Në vitin 2019 u krijua edhe portali Mattv.al, një platformë për të qenë edhe më pranë qyetarit.

Sërish edhe kjo platformë e re mediatike do të njohte sukses, ku edhe pse në në kohë tepër të shkurtër nga krijimi do të shëndërrohej në një nga portalet lokale më të klikuar në vend.

Me rastin e 22- vjetorit drejtuesit e Mat Tv kanë falenderuar të gjithë punonjësit aktual dhe të tjerët që kanë qënë pjesë për kontributin e tyre në ndërtimin dhe zhvillimin e Mat Televizon.

Mesazhi i Afrim Vanit në facebook.

22 Vjet me pare do niste transmetimet Mat Televizion.

22 vjet pune

22 vjet sakrifica

22 vjet vjet fjale e lire

22 vjet investim ne infrastrukture e teknologji

22 vjet perpjekje per te shkuar drejt se vertetes.

Mirenjohje per te gjithe, drejtues e punonjes te tanishem e ne vite qe edhe pas 22 vitesh na bejne te ndjehemi krenar per ate qe kemi arritur.

GËZUAR DITËLINDJEN FAMILJA IME E DYTË!