Të çohesh çdo ditë në orën 5 për të shkuar në shkollë, sepse furgoni nuk i merr pranë banesave

0

Prindërit e 12 nxënësve në fshatin Çerenec i Sipërm në Bashkinë e Bulqizës, protestuan për transportin e fëmijëve të tyre deri tek shkolla “Zenepe Miftari”. Fëmijët e klasës së parë detyrohen të çohen çdo ditë në orën 5 të mëngjesit, pasi duhet të ecin edhe 30 minuta në këmbë për të shkuar deri tek furgoni që i merr në një lagje tjetër. Prindërit shprehen se autoritetet vendore duhet ta zgjidhin këtë problem pasi po ju rrezikohet jeta e fëmijëve nga kafshët e egra që ecin me natë për të shkuar deri tek furgoni. Banorët paralajmërojnë se do të ndalojnë fëmijët nga shkolla, pasi nuk mund tju rrezikojnë jetën. Ata i kërkojnë Zyrës Vendore Arsimore Bulqizë dhe Bashkisë të ndërhyjë për ta zgjidhur këtë problem të krijuar që vitin e kaluar.
Nga ana tjetër banorët shprehen se nëse nuk ka reagim nga institucionet zyrtare, atëherë ata do të shkojnë të protestojnë pranë tyre në qytetin e Bulqizës.