Bulqizë, reshjet shkaktojnë përmbytjen e rrugës së Arbrit

0

Reshjet e pa ndërprera të shiut që prej mëngjesit të së enjtes kanë shkaktuar problem në lëvizjen e automjeteve në rrugën e arbrit, mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.
Ky segment i kësaj rruge vijon të jetë problematik pasi ujërat e shiut grumbullohen në të, duke u kthyer në një rrezik serioz për aksidente automobilistike. Mungesa e kanaleve kulluese anësore funksionale, ka bërë që uji të mblidhet në këtë pjesë të rrugës, e ku duket si liqen.
Vetëm mjetet të cilat e njohin mirë zonën janë të kujdesshëm dhe ulin shpejtësinë teksa shkojnë aty.
Ndërkohë mirëmbajtësit e rrugës nuk kanë vendosur asnjë sinjalistikë provizore për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve me rrezikun që përballen në këtë segment rruge.
Probleme gjatë mbrëmjes së të enjtes ka patur edhe në kasin rrugor Burrel – Skuraj. Në segmentin e Shkopetit pati rënie të gruëve të mëdhenj të cilët u bënë rrezik për përdoruesit e rrugës.