Bulqizë, zëvendësohet rrjeti i amortizuar i ujit të pijshëm

0

Banorët e lagjes së re të qytetit të Bulqizës nuk do të konsumojnë më ujë të ndotur i cili shkonte në çezmat e tyre si pasojë e amortizimit të madh të rrjetit të ujësjellësit të qytetit. Ujësjellës-kanalizime Bulqizë ka ndërhyrë për zëvendësimin e tubacionit të dëmtuar, duke vendosur tubacion të ri. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Bulqizë, Asllan Daxha tha se ky problem i ka shoqëruar banorët prej shumë vitesh dhe se ndërhyrja e tanishme po bëhet në kushtet e emergjencës, pasi të njëjtit proces do t’i nënshtrohet i gjithë rrjeti i furnizmit me ujë të Lagjes së Re si dhe fshatrave përreth tij.

Rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm në Bulqizë është ndërtuar dekada më parë, ndërsa në shumë zona, uji ishte i pakonsumueshëm për shkak amortizimit të tubacioneve përcjellëse.