
Specialistët për hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Zerqan dhe zonën përrreth ku arrestuan në flagrancë dy shtetas pasi në banesat e tyre kishin tentuar të kultivojnë bimë narkotike, e konkretisht :
N. S., 58 vjeç, B. S., 46 vjeç, (vëllezër), banues në Zerqan, Bulqizë.
Vëllezërve ju gjetën 60 bimë të dyshuara kanabisativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.