Tjetër goditje në merkato e Ballabanit. Firmos për Burrelin mbrojtësi Danaj

0

Blerje në momentet e fundit rikthehet Sadush Danaj
Burreli ka bërë një lëvizje në merkato në momentet e fundit të saj. Drejtues të stafit teknik sëbashku me drejtues të klubit kanë menduar të blindojnë mbrojtjen, duke i dhënë rëndësi të veçantë këtij reparti. Këtë të enjte ka firmosur kontratën me Administratorin e Klubit Burreli, Bajram Ballabani, Sadush Danaj, me rolin e fushës si qendërmbrojtës. Danaj ka qenë edhe më parë pjesë e ekipit të Burrelit. Trajneri Samuel Nikaj tha se reparti i mbrojtjes ka një rol kyç në fushën e lojës, ndaj dhe është rënë dakord që ai të përforcohet akoma edhe më shumë. Nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të tjera deri në fillim të kampionatit, por nuk është çudi të ketë sërisht surpriza.
“Kemi zhvilluar një merkato të shpejtë në fillim ku plotësuam repartin e mesfushës e atë të sulmit. Ishte e nevojshme që të bënim lëvizje edhe në repartin e mbrojtes pavarësisht elementëve shumë të mirë që kishim nga ekipi i fazës së kaluar. Në bashkëpunim me stafin drejtues të klubit ne po punojmë fort për të ndërtuar një skuadër dinjitoze që jo vetëm t’i bëjë ballë garës së fortë në kategorinë e parë, por pse jo të jemi një ndër pretendentët kyrsor për superligë. Ne do të kemi testime të herëpashershme qoftë me ndeshje kontrolli e qoftë me miqësore zyrtare. Kjo do të perfeksionojë edhe lojën në grup gjë e cila është shumë e rëndësishme në sportin e futbollit” – tha Nikaj.