Kryebashkiaku Agron Malaj reagon pas deklaratës së Çupit: Dhurata ka pasur lidhje të ngushta me sigurimsat, prandaj e njeh atë strukturë

0
6

Kryebashkiaku Agron Malaj ka reaguar pas deklaratës së ish- deputetes Dhurata Çupi.
Çupi akuzoi sot kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për emërimin e ish-bashkëpunëtorit të sigurmit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj ironizon deklaratën e Dhurata Çupit ku shkruan:

“O Zottttttt flet Dhurata Çupi per spiunet e sigurimit te shtetit , ketu eshte te qeshesh dhe te qash, po ku ke goje te flasesh dhe ti!!!!
Ka pas lidhje te ngushta Dhurata me sigurimin e shtetit nuk i ze faj e njeh mire ate strukuture.”


shkruan Malaj. (Mattv)