Merkato e sivjetshme ekipit te Burrelit ka qene me verte impresionuese. Nga ekipi i vjetshem kane mbetur shume pak elemente teksa skuadres i jane bashkuar lojtare te rinje duke shtuar ndjeshem edhe kualitetin.
Pas zyrtarizimit te Zunes Burrelit ka firmosur edhe me sulmuesin Donat Tomen dhe mesfushorin Denis Dycan.
Toma vjet ishte pjese e Velecikut ku mbylli nje sezon mjaft te mire per Koplikasit.
Ai luan ne qender te sulmit dhe cilesohet si lojtar zone por gjithashtu jep edhe asist per lojtaret e tjere te ekipit

Lojtari tjeter i afruar eshte mesfushori Denis Dyca i cili karrieren e tij e ka filluar te ekipi i Vllazniese por ka lujatur edhe me disa ekipe te tjera si Kastrioti, Veleciku dhe Tomorri.
Dyca mund te cilesohet nje as per trajnerin Nikaj pasi mund te luaj gati ne cdo pozicion te mesfushes.

Administratori Ballabani nuk ka humbur kohe dhe i ka plotsuar te gjitha kerkesat e trajnerit Nikaj persa i perket kontigjentit te lojtareve.
Gati ne cdo repart jane bere nderhyrje teksa jane tentuar edhe goditje te medha nga Superiorja.