Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë të PD ka shtyrë me 24 orë përmbylljen e fazës së parë të seleksionimit të kandidatëve.
Shkak është bërë mospërmbyllja e përzgjedhjes së emrave të propozuar për Qarkun e Tiranës dhe të Vlorës. Pritet që nesër komisioni të ketë gati listën prej afro 1000 emrash. Atyre do t’u kërkohet plotësimi i atij që njihet si veting i PD, ku kandidatët duhet të tregojnë raportin e tyre me drejtësinë.
Baza demokrate do të votojë për të zgjedhur vetëm 300 kandidatë për t’ia propozuar Këshillit Kombëtar të PD, që në shtator do të zgjedhë emrat final që PD do ketë si kandidatë për deputetë e kryebashkiakë.