Peshkopi – Kukës, një aks i lënë në mëshirë të fatit

0

Rruga nacionale që lidh qytetin e Peshkopisë me Kukësin është kthyer në një gangrenë të madhe për drejtuesit e mjeteve. Segmenti rrugor në fjalë i cili përdoret edhe nga banorë të disa njësive administrative në Bashkinë Dibër, si Kala e Dodës, Muhurr, Lurë, Selishtë, Kastriot etj është bërë tmerri i drejtuesve të automjeteve. Segmenti më i dëmtuar mbetet ai në hyrje të qytetit të Peshkopisë. Gropat e mëdha që janë hapur në rrugë jo vetëm që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve, por janë kthyer edhe në një burim aksidentesh pasi duke tentuar të shmangin gropat, makinat përplasen me njëra – tjetrën. Drejtues të Bashkisë Dibër thanë për Mat Televizion se aksi në fjalë është nën varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndaj është përgjegjësia e tij që të ndërhyjë për ta rehabilituar.