Mati vijon të mbetet me vetëm 2 raste aktive me Covid-19, raste të cilat janë në qytetin e Burrelit dhe të izoluara. Po ashtu edhe Klosi ka vetëm një rast të infektuar me koronavirus i cili ndodhet i izoluar. Për fat të mirë të gjithë tamponët e marrë për analizë nga kontaktet e këtyre rasteve kanë rezoltuar negative në përgjigjet e dala nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë.
Situatë më e vështirë paraqitet në Dibër ku deri tani janë 13 raste aktive të gjitha në vatra të ndryshme. Drejtues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor atje thanë se rastet janë të ndara në disa vatra, duke e bërë gjurmimin e kontakteve të vështirë dhe në një shtrirjetë gjerë gjeografike. Lajmi i mirë është se gjendja e këtyre të infektuarve vijon të jetë pa komplikacione të rënda, duke mos patur nevojën e shtrimit në spitalin infektiv.
Në Bulqizë janë 10 raste aktive të infektuar me Covid-19, mes tyre edhe personel shëndetësor. Në këtë bashki mes të infektuarish ishte edhe shefi i epidemiologjisë, i cili është dërguar në spitalin infektiv pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua.
Institucionet shëndetësore vijon të bëjnë apel për kujdes në respektim të masave mbrojtëse ndaj Covid-19.