Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i të prekurve me COVID-19.
Janë 259,848 personat e rinj të diagnostikuar me Covid-19, shifër që e çon numrin total të rasteve të konfirmuara në 13,8 milionë.
Shifra ditore e raportuar është dukshëm më e lartë se ajo e të premtes, ku u regjistruan 237,743 raste të reja.
Në 24 orët e fundit, në të gjithë botën u raportuan gjithashtu 7360 viktima si pasojë e Covid-19, duke e çuar në 593 087 numrin e jetëve që koronavirusi ka marrë që prej fillimit të pandemisë.