Ngjarje e rëndë para kryeministrisë, 30-vjeçari lyhet me benzinë dhe tenton të vrasë veten

0
17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave para godinës së kryeministrisë në Tiranë.

Një 30-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet.  Mësohet se i riu është lyer me benzinë dhe ka tentuar t’i vërë flakën vetes para godinës së kryeministrisë.

Ka qenë patrulla e policisë pranë kësaj godine që ka ndërhyrë për ta shpëtuar 30-vjeçarin. Mësohet se i riu në momentin që tentoi të kryente aktin e rëndë, ishte në gjendje të rëndë psikologjike.