Pas 6 orësh seancë, Gjykata e Apelit jep vendimin për Saimir Tahirin

0

Gjykata e Apelit ka shtyrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas senacës 6 orëshe të ditës së sotme, e cila ka filluar që në orën 10:00 të mëngjesit.

Bëhet me dije se vendimi për Tahirin do të merret më datën 24 qershor.Kujtojmë se seanca për Tahirin është shtyrë për të disatën herë, fillimisht për shkak të pandemisë, por e fundit më 28 Maj është shtyrë për arsye se ish-ministri nuk ishte lajmëruar në mënyrën e duhur.

Kujtojmë se më herët, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove por avokatët e Tahirit e apeluan dhe tashmë çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme të Apelit.