
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në rrugën e Arbrit.
“Kur fjalët kthehen në vepra! Shtrimi i kilometrit të parë të rrugës së Arbrit nga Tirana nis dhe e bën më të prekshme dëshirën e shumëpritur të dibranëve dhe jo vetëm.
Një arterie e rëndësishme për impaktin ekonomik të Dibrës dhe lehtësimi ndjeshëm i lëvizjes drejt kryeqytetit dhe anasjellas”, shkruan Malaj që ka injoruar deklaratën e PD-së që kërkon heqjen e mandatit të tij.