Mbyllja në fundjavë, Rama sqaron vendimin

0
16
lajm i fundit mat televizion

Në Facebook, kryeministri Rama sqaroi se pse u vendos që edhe kjo fundjavë të ishte e bllokuar.

“E gjithë dinamika e kësaj lufte, e cila do të jetë betejë e përditshme e gjithsecilit, varet nga ekspozimi i popullatës ndaj virusit. Me fashën e hequr në zonat e gjelbra, apo me zgjatën e fashës në zonat e kuqe, rreziku ishte i madh në fundjavë. Dita e shtunë ka një rrezik të madh ekspozimi. Nëse do të lejoheshin, në këtë kohë të bukur, njerëzit do të derdheshin në rrugë dhe do të sillte shumë rrezik.

Pikërisht se në bëmë ato që bëmë dhe po bëjmë ato që po bëjmë, nuk patëm vuajtjet e tmerrshme të shumë shteteve të tjera”, tha Rama.