Shqipëria dërgon 60 infermierë, Di Maio: Faleminderit që po i qëndroni pranë Italisë

0
13

Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio ka reaguar për grupin prej 60 infermierësh që janë nisur sot nga Shqipëria për t’u ardhur në ndihmë spitaleve italiane në kurimin e të infektuarve me coronavirus.

Di Maio duke e cilësuar këtë veprim të qeverisë shqiptare si ndihmë konkrete dhe ia ka shprehur falënderim Kryeministrit, Edi Rama. Vetë ministri do të presë ekipin shqiptar në aeroportin e Fiumicinos në Romës në orën 16:30.

“Sot mbërrin në Itali një task-forcë prej 60 infermierësh për të dhënë kontribut në spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama që po i qëndron pranë dhe mbështetin Italinë”, shkruan Di Maio.