
Presidenti Ilir Meta është angazhuar se do të bëjë çdo përpjekje për garantimin e të drejtave të shqiptarëve të bllokuar në kufij nga pandemia, por ka bërë thirrje për shmangien e lëvizjeve drejt Shqipërisë. Gjatë një vizite në Lezhë zoti Meta doli para mediave dhe tha se “Do bëj çdo përpjekje për të garantuar të drejtat e tyre kushtetuese, por duke pasur në konsideratë dhe mbrojtjen e tyre dhe qytetarëve tanë, të zbatohet masa e karantimit dhe bërjes së testeve aty ku ka dyshime. Të gjithë ata që kanë mundësi apo nuk kanë domosdoshmëri për të ardhur në vend të evitojnë sa të jetë e mundur lëvizjet në këtë periudhë” tha zoti Meta.
Presidenti tha se Qeveria ka bërë dhe po bën përpjekjet e saj, por shtoi se “është e rëndësishme të ketë një frymë më të madhe bashkëpunimi midis autoriteteve qëndrore dhe autoriteteve vendore si dhe gjithë autoriteteve dhe qytetarëve”.