Tërbohet përsëri moti, rikthehen shirat dhe i ftohti

0
9


Nëse mendoni se stina e dimrit ka kaluar për këtë vit e keni gabim. Reshjet e vazhdueshme të shirave dhe ulja e temepraturave është shoqëruar edhe me reshje dëbore.
Gjatë muajit Prill reshjet e dëborës në lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit kanë qenë të vazhdueshme. Edhe mbrëmjen e kaluar, pikat më të larta të maleve në të gjithë qarkun Dibër u mbuluan nga dëbora, e cila nuk rezistoi shumë gjatë ditës së sotme.
Megjithëse reshjet e dëborës nuk kanë krijuar asnjë problem për banorët, ulja e temperaturave sipas specialistëve të bujqësisë, po mban mbërthyer bimët të cilat nuk kanë marrë ende zhvillimin e duhur për vetë periudhën në të cilën ndodhemi.