
2 Qershori i vitit 1949 do të sillte lajmin e zi në familjen Zaimaj nga Lushnja. Nga burgu i Burrelit atyre ju shkon lajmi për vdekjen e djalit të tyre, Dajlanit, i cili po vuante dënimin politik në këtë burg që nga viti 1944. Por prej 70 vitesh, djali i tij Gramozi është në kërkim të eshtrave të babait. Edhe gjatë periudhës komuniste, por edhe në demokraci ai nuk ka arritur të gjejë vendin ku ja varrosën babain pas vdekjes.
Pikërisht në këtë 70 vjetor, pasardhësit e Dajlanit, si djali, motrat, nipërit e mbesat, ishin pranë burgut të Burrelit, për të përkujtuar vekjen e tij. Por duke qenëse burgu është institucion i sigurisë së lartë, ata nuk u lejuan të futeshin brenda.
Ceremonia homazh e tyre u zhvendos pranë varrezave të qytetit të Burrelit, ku mendohet të jetë varrosur 70 vite më parë, Dajlan Zaimaj. Djali i tij, Gramozi i cili në atë kohë ishte në moshë fare të re, risjellë në memorie jo vetëm ngjarjen e arrestimit por edhe peripecitë që ndoqën pas familjen Zaimaj.
Familjarët e Dajlan Zaimaj shprehen se nuk do të ndalen kurrë deri sa të gjejnë eshtrat e babait apo gjyshit të tyre.