17 raste të reja në Qarkun Dibër, rekord i ri infektimesh

0

Pas një faze dy ditore me një numër të vogël të infektuarish për
Covid-19, numri i tyre është rritur sërish këtë të enjte nw Dibër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi për 17
raste të reja në Qarkun e Dibrës. 10 raste në Bulqizë dhe 7 raste
në Mat. Numri i të infektuarve në rang Qarku ka kapur shifrën e 148
personave, nga 137 që ishte një ditë më parë. Ndërkohë në këtë
qark kemi këtë të enjte 6 qytetar të shëruar nga Sars covid 2.
Numër i ri record të të infektuarish është shënuar edhe në rang
kombëtar. Nga 2592 testime kanë rezultuar pozitiv 786 persona. Po
ashtu 11 qytetarw kanë humbur betejën me koronavirusin.
Megjithë masat e marra nga komiteti i ekspertëve, numri i të të
infektuarve në vendin tonë ka njohur vetëm rritje prej afro 2 muajsh.
Mbajtja e maskës në mënyrë të detyrueshme në ambjente të
hapura, duket se nuk ka dhënë efektivitetin e pritshëm. Një ditë më
parë komiteti i ekspertëve vendosi masa të reja duke ndaluar
grumbullimet e jashtme me më shumë se dhjetë persona,
ceremonitë martesore ato mortore, takimet politike, etj.