Rekamë


Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në të gjithë vendin u roganizuan aktivitete festive. Edhe në Burrel, nën kujdesin e Bashkisë Mat dhe në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Mat, KURUM sh.a, Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat, Qendra Sociale “Kukuruku” dhe Zëri 16+, u zhvillua një aktivitet festiv në ambjentet e pallatit të kulturës Burrel. Fëmijët e qytetit të Burrelit, të cilët kishin mbushur sallën e madhe të pallatit të kulturës, u argëntuan nën numrat artistik të përgatitur enkas për këtë ditë.
Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani dhe Përgjegjësja e Zyrës Vendore Arsimore në Bashkinë Mat, Shpresa Tusha përshëndetën aktivitetin dhe uruan të gjithë fëmijëve festën e 1 Qershorit:

Kryebashkiaku Rizvani dhe Përgjegjësja e Zyrës Vendore Arsimore në Bashkinë Mat, Shpresa Tusha iu dhanë çertifikatat e mirënjohjes instrumentistëve të vegjël popullor, të cilët nderuan Matin në aktivitetin e fundit të tyre të mvbajtur në Has.
Aktiviteti i pasua më pas me numra artistik si këngë, valle e interpretime në dramë.

Pas përfundimit të veprimtarisë artistike në pallatin e kulturës, fëmijët u mblodhën në sheshin “Ahmet Zogu” para Bashkisë Mat, ku ndoqën edhe hedhjen e tollumbaceve me helium.